Mbappé fiton Këpucën e Artë: Pa gabimet që kam bërë, nuk do të isha kampion tani
Shefi i McLaren, Martin Whitmarsh, tha se skuderia e tij është e qetë edhe pse në dy garat e para njëvendëshja britanike ka zhgënjyer plotësisht.
Makina e re MP4-28 nuk është në nivelet e Red Bull, Ferrari, Lotus dhe Mercedes, por Whitmarsh thekson se nuk ndikohet nga kritikat negative që ka marrë skuderia e tij dhe se është i përqendruar në përmirësimin e rezultateve.
“Jam i qetë. Më pëlqen puna që bëj dhe nuk më pëlqejnë kur gjërat shkojnë keq, por duhet të përballojmë këtë situatë duke punuar edhe më shumë. Nuk është në tipin tim që të bëj emra fajtorësh, të gjithë jemi të përfshirë”, theksoi Martin Whitmarsh.
“Jemi të motivuar për të ndryshuar gjendjen tonë”, shtoi shefi i skuderisë britanike.
McLaren ka arritur të grumbullojë vetëm 4 pikë në dy garat e para me pilotët Jenson Button dhe Sergio Perez.
Top Channel