Në Korçë e Shkodër, tre këshilltarë bashkiakë të partive të djathta deklaruan shkëputjen nga grupet e mazhorancës, për t’iu bashkuar opozitës.

Në këshillin bashkiak të Shkodrës ishte një këshilltar, njëkohësisht kryetar i një partie të vogël politike, aleate prej 16 vjetësh me PD, që deklaroi largimin.

“Këtu ka vdekur demokracia, këtu ka oborr mbretëror dhe mbretëresha e tyre është Jozefina Topalli. Ministër i oborrit është Astrit Bushati, ministër pa portofol është Gjovalin Kolombi, ministër Financash është Lorenc Luka, ministër i Brendshëm është Ben Guri, kurse shërbëtore e oborrit është Arenca Trashani. Kjo është monarki, këtu s’ka më demokraci në këtë vet, asnjë pikë demokracie. Këtu është një vend monarkie, unë jam kundërshtar, opozitar, sepse nuk pëlqej monarkinë dhe shumë shpejt do mundohem ta rrëzoj atë”, tha Mustafë Lici, kryetar i Mendimi i Djathtë Liberal.

Në këshillin bashkiak të Korçës, dy këshilltarë, një i PD dhe tjetri i Bashkimit Liberal Demokrat, deklaruan bashkimin me grupin e mazhorancës nga Partia Socialiste.

Asnjë prej largimeve nuk ka ndikuar në ndryshimin e mazhorancës në këto dy këshilla bashkiakë.

Top Channel