Sahin: Dortmundi mund të fitojë Champions-in

28/03/2013 00:00

Nuri Sahin, mesfushori i Borussia Dortmund, garantoi se skuadra e tij është plotësisht në gjendje për të fituar Ligën e Kampioneve këtë sezon edhe pse pranon se favoritët janë Barcelona, Bayern Munchen dhe Real Madrid.

“Kemi cilësinë për të fituar Champions-in. Nëse kalojmë Malagën do të jemi në gjysmëfinale dhe aty mund të ndodhë gjithçka”, deklaroi lojtari turk për ‘Sport Bild’.

Nuri Sahin është rikthyer tek Borussia Dortmund pas aventurave të dështuara tek Real Madrid dhe Liverpool.

Në javën e kaluar të Bundesligës, luajti për herë të parë si titullar që nga kthimi i tij tek klubi verdhezi dhe shënoi dy gola në fitoren 5-1 ndaj Freiburg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA