Galliani: Milan, më shumë pikë se Inter e Juve

28/03/2013 00:00

Adriano Galliani ka stiluar klasifikimin e tij personal të Serisë A dhe sipas tij Milani është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në 5 sezonet e fundit të kampionatit italian.

“Kam bërë një studim të 5 viteve të fundit dhe Milani ka grumbulluar gjatë këtyre viteve 360 pikë, Inter vjen e dyta me 347 pikë dhe Juventusi mban vendin e tretë me 336 pikë. Të dhëna të tilla më qetësojnë”, është shprehur për mediat sportive italiane administratori i deleguar i Milanit.

Galliani vlerësoi edhe momentin e shkëlqyer të Mario Balotellit, si me Milanin, ashtu edhe me kombëtaren italiane.

“Që kur ka ardhur tek Milani, Mario ka një mesatare golash që nuk e ka pasur kurrë në karrierë dhe uroj që të vazhdojë kështu. Është shumë i entuziasmuar dhe i përqendruar. Më kujton Ibrën”, deklaroi Galliani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA