Champions: Juve-Bayern, biletat të ezauruara

28/03/2013 04:00

Pritshmëria është tepër e madhe mes tifozëve të Juventusit, për ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League, kundër Bayern Munchen, e programuar për më 10 prill, në “Juventus Stadium”.

Që “impianti” i ri do të regjistronte shifra rekord të tejmbushjes, kjo dihej, por është surprizues fakti që biletat për atë sfidë janë ezauruar, menjëherë pas shitjeve të rezervuara për të abonuarit, që përfunduar të shtunën më 23 mars, si dhe shitjeve për Anëtarët “Premium”, që nisi ditën e mërkurë.

Skuadra e Conte-s, e cila do të zbresë fillimisht në fushë më 2 prill, në “Allianz Arena” të Mynihut, për ndeshjen e parë të çerekfinaleve, duket se do të gjejë një kornizë të nxehtë nga publiku në kthim, të cilët nuk marrin pjesë në një raund si ky, në Champions, nga sezoni 2006-07, kur ish të besuarit e Capello-s u eliminuan nga Arsenali.

Të gjithë bardhezinjtë do të jenë në “Juventus Stadium” për të mbështetur pikërisht benjaminët e tyre.

Top Channel