Seria A, kontratat e yjeve në skandencë

27/03/2013 19:10

Ndërsa skuadrat e mëdha të Serisë A planifikojnë goditjet e tyre në merkato për sezonin e ardhshëm, me disa kontrata të rëndësishme në skandencë në 2014-n, disa prej yjeve të këtij kampionati mund të largohen jashtë apo të ndërrojnë fanelë.

Nga Pirlo tek Boateng, lista e atyre që do të hyjnë në vitin e fundit të kontratës dhe në mungesë rinovimi, mund të parapëlqehet të shiten nga ekipet e tyre për të mos t’i humbur me parametra zero në 2014-n është e gjatë.

Me Milanin që ka shtyrë të gjithë rinovimet për në fund të sezonit, e ardhmja e disa futbollistëve kuqezinj është më e paqarta. Antonini dhe Robinho do të mbeten pa kontratë në 2014-n, prandaj pritet që skuadra të përpiqet të gjejë një sistemim për ta në merkato, por kryesorja do të jetë përcaktimi i të ardhmes së Boateng, edhe ai në skandencë.

Ndërkohë, Galliani ka nisur kontaktet me të riun e Genoas, Antonelli, i cili gjithashtu është në skadencë dhe pritet të transferohet në “San Siro”.

Tek Interi, në axhendën e rinovimeve janë Cassano, Milito e Cambiasso. Ndërsa për Cassanon rinovimi deri në 2015-n dukej diçka e kryer pak muaj më parë, tashmë situata është ndërlikuar. Për Militon duhet vlerësuar më parë rikthimi pas dëmtimit që do ta mbajë jashtë deri në fund të këtij sezoni, ndërsa Cambiasso, nga ana e tij është shprehur optimist mbi mundësinë e një viti më shumë.

Midis futbollistëve të tjerë të mëdhenj, mbetet paqartësia e Pirlos dhe Tottit. Të dy përfubndojnë kontratat aktuale në 2014-n dhe mosha e tyre ngre pikëpyetje, ndonëse pritet që Juventusi t’i ofrojë së shpejti fantazistit një vit më shumë, ashtu si Roma kapitenit 37-vjeçar.

Mes futbollistëve të tjerë që mund të tërheqin vëmendjen, përfundojnë kontratën në 2014-n Di Natale, Ljajic, Zarate, Toni apo Naingolan.

Top Channel