Luis Suarez, grusht kundërshtarit
27/03/2013 00:00
Luis Suarez nuk e mbajti dot veten gjatë humbjes së Uruguajit të tij ndaj Kilit me rezultatin 2-0. Sulmuesi i Liverpool goditi me grusht në fytyrë mbrojtësin kilian Jara në minutën e 33 të takimit, por shpëtoi pa u ndëshkuar pasi arbitri nuk e pa gjestin e tij të shëmtuar.
Gjithsesi, pritet një ndëshkim i rreptë nga ana e FIFA-s për ish-lojtarin e Ajax, i cili disa minuta më vonë mori një karton të verdhë që e skualifikon për ndeshjen e radhës eliminatore të Kupës së Botës, që Uruguaji do e luajë ndaj Venezuelës.
Me humbjen ndaj Kilit, Uruguaji numëron 5 ndeshje radhazi pa fitore, ka 13 pikë në klasifikimin e Amerikës Jugore dhe i vështirëson vetes kualifikimin për botërorin e Brazilit.
Top Channel