Eliminatoret, Gjermani e Holandë ok. Anglia ngec

27/03/2013 02:35

Gjashtë fitore në 6 ndeshje. Holanda “bluan” Rumaninë, 4-0, dhe arratiset me 7 pikë më shumë se Hungaria, e cila u ndal në barazim 1-1 me Turqinë në transfertë, duke “fluturuar” drejt Botërorit brazilian të vitit të ardhshëm.

Në grupin F, Anglia nuk arrin të dalë triumfuese kundër Malit të Zi, 1-1, duke mbetur në vend të dytë në klasifikim, me 2 pikë më pak nga kombëtarja e Vucinic e Jovetic.

Bind Gjermania, e cila brenda 4 ditësh mposht dy herë Kazakistanin, kësaj radhe në Nuremberg 3-1, duke mbajtur komandën e grupit C, ku Irlanda e Trapattoni-t nuk shkon më shumë se sa barazimi 2-2 me Austrinë në ishull, duke mbetur kështu në garën për një vend në “play-off”.

Në grupin A vazhdon beteja “kokë më kokë” mes Belgjikës dhe Kroacisë, me pikë të barabarta në krye, nga 16 secila. Kombëtarja e Wilmots mposht Maqedoninë falë të zakonshmit Hazard, ndërsa kroatët përmbysin gjithçka në Uells, në minutat e fundit, falë golave të Lovren dhe Eduardo.

Në grupin F, atë të Rusisë, Portugalia mposht 2-0 Azerbajxhanin, ndërsa Izraeli 2-0 Irlandën e Veriut. Të dyja fitueset shkojnë në vetëm 1 pikë larg kombëtares së Capello-s, i cila ka zhvilluar dy ndeshje më pak.

Ja dhe situata në grupet eliminatore të Europës:

GRUPI A
Serbi-Skoci 2-0
Shënues: 59’, 65’ Djuricic (Se).

Belgjikë-Maqedoni 1-0
Shënues: 63’ Hazard (B).

Uells-Kroaci 1-2
Shënues: 21’ pen. Bale (U), 77’ Lovren (K), 87’ Eduardo (K).

Klasifikimi: Belgjikë 16, Kroaci 16, Serbi 7, Uells 6, Maqedoni 4, Skoci 2.

GRUPI B
Maltë-Itali 0-2
Shënues: 8’ (pen.), 45’ Balotelli (I).

Armeni-Republika Çeke 0-3
Shënues: 47’, 81’ Vydra (Ç), 93’ Kolar (Ç).

Danimarkë-Bullgari 1-1
Shënues: 51’ Manolev (B), 63’ pen. Agger (D).

Klasifikimi: Itali 13, Bullgari 10, Republika Çeke 8, Danimarkë 6, Armeni 3, Maltë 0.

GRUPI C

Irlandë-Austri 2-2
Shënues: 11’ Harnik (A), 25’ (pen.), 45’ Walters (I), 91’ Alaba (A).

Gjermani-Kazakistan 4-1
Shënues: 23’, 90’ Reus (Gj), 27’ Gotze (Gj), 31’ Gundogan (Gj), 46’ Schmidtgal (K).

Klasifikimi: Gjermani 16, Suedi 8, Austri 8, Irlandë 8, Kazakistan 1, Ishujt Faroe 0.

GRUPI D
Estoni-Andorrë 2-0
Shënues: 45’ Anier (E), 62’ Lindpere (E).

Turqi-Hungari 1-1
Shënues: 63’ Yilmaz (T), 71’ Bode (H).

Holandë-Rumani 4-0
Shënues: 12’ Van der Vaart (H), 56’, 65’ Van Persie (H), 90’ Lens (H).

Klasifikimi: Holandë 18, Hungari 11, Rumani 10, Turqi 7, Estoni 6, Andorrë 0.

GRUPI F

Irlanda Veriut -Izrael 0-2
Shënues: 77’ Refaelov (I), 84’ Ben Basat (I).

Azerbajxhan-Portugali 0-2
Shënues: 64’ Bruno Alves (P), 79’ Almeida (P).

Klasifikimi: Rusi 12, Portugali 11, Izrael 11, Irlanda V. 3, Azerbajxhan 3, Luksemburg 2.

GRUPI H
Poloni-San Marino 5-0
Shënues: 21’ (pen.), 50’ Lewandowski (P), 28’ Piszczek (P), 61’ Teodorczyk (P), 91’ Kosecki (P).

Mali i Zi-Angli 1-1
Shënues: 6’ Rooney (A), 76’ Damjanovic (M).

Ukrainë-Moldavi 2-1
Shënues: 16’ Yarmolenko (U), 70’ Khacheridi (U), 80’ Suvorov (M).

Klasifikimi: Mali i Zi 14, Angli 12, Ukrainë 8, Poloni 8, Moldavi 4, San Marino 0.

GRUPI I
Francë-Spanjë 0-1
Shënues: 58’ Pedro (S).

Klasifikimi: Spanjë 11, Francë 10, Gjeorgji 4, Bjellorusi 3, Finlandë 2.

Top Channel