Tiger Woods rikthehet si numri 1 në botën e golfit

26/03/2013 04:10

Tiger Woods rikthehet në krye të renditjes botërore, për herë të parë që prej tetorit 2010, pas fitores së “Arnold Palmer Invitational”, pas vetëm 2 gjuajtjesh.

37-vjeçari zëvendësoi Rory McIlroy, si numrin 1 në botë, pasi kishte rënë në pikën më të ulët të klasifikimit në karrierën e tij, vendin e 58-të, në nëntor 2011.

Fitorja e amerikanit në “Bay Hill” ishte titulli i 77-të PGA për të, si dhe i treti për vitin 2013.

Woods rifilloi me 3 gjuajtje të pastra, pasi stuhia kishte ndaluar lojën gjatë së dielës, duke mposhtur Justin Rose, i cili u ngjit në vendin e 3-të në renditjen botërore.

“Luaj mirë këtu, është aq e lehtë sa mund ta shikoni edhe ju”, tha Woods, i cili u bë numri 1 në botë për të 11-tën herë, pas fitores së tij të 8-të profesioniste në “Bay Hill”. “Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si po luaj. Është produkt i punës së madhe, durimit dhe rikthimit në turnetë e golfit. Kam arritur të rikthej disa nga dobësitë e mia të vitit të kaluar në pika të forta. Jam tepër i gëzuar për vazhdimin e vitit”.

Ky ishte titulli i 6-të për Woods në 20 turet e fundit PGA, dhe pas fitoreve të Doral dhe Torrey Pins këtë vit kalendarik, ai është favoriti kryesor për të marrë titullin e 5-të Masters, kur hapja e sezonit të madh të nisë në Augusta, më 11 prill.

Woods, i cili ka ngritur titullin e fundit madhor, nga 14 të tillë, në vitin 2008, u bë numri 1 në botë për herë të parë në qershor 1997, pas fitores së bujshme në Masters, në moshën 21-vjeçare.

Top Channel