Spanja rrezikon kualifikimin

26/03/2013 00:00

Ndërkohë që Shqipëria e De Biazit sonte do të luajë miqësoren me Lituaninë, kombëtaret e grupeve të tjera do të luajnë ndeshjet eleminatore pëer botërorin “Brazil 2014”.

Për shumë skuadra e marta pritet të jetë vendimtare për ecurinë e tyre në këtë aktivitet. Sigurisht që ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Francës së Deshamp dhe Spanjës, kampionia e Botës dhe Europës në fuqi. Barazimi me Finlandën ia ka vështirësuar punën përfaqësueses së Del Boskes, e cila duhet të fitojë patjetër në Paris, pasi rezultatet e tjera do ta rrezikonin kualifikimin e tyre direkt në “Brazil 2014”.

Gjermania e Joakim Lëv do të presë Kazakistanin, me të cilën fitoi 4 ditë më parë në Astana me rezultatin 3-0. Një tjetër fitore do ta çojë në 8 pikë diferencën me Suedinë e vendit të dytë që do të luajë një ndeshje miqësore me Sllovakinë.

Holanda do të kërkojë të vazhdojë serinë e fitoreve në grupin D. Kombëtarja e Van Gal, e cila është skuadra e vetme europiane që i ka fituar të gjitha ndeshjet në këto eleminatore, do të presë Rumaninë.

Italia e Prandelit ka udhëturuar drejt Maltës me synimin për të marrë fitoren e katërt dhe për të konsoliduar vendin e parë në Grupin B.

Anglia dhe Mali i Zi do të diskutojnë mes tyre vendin e parë në grupin H. Ballkanasit kryesojnë me 13 pikë, ndërkohë që anglezët janë vetëm 2 pikë pas tyre.

Top Channel