Premier League, yjet drejt largimit

26/03/2013 18:40

Për vite me radhë, Premier League ka tërhequr futbollistët më të mirë të kampionateve të tjera europiane në Angli.

Megjithatë, kjo tendencë është në ndryshim dhe disa prej yjeve më të mëdha të Premiershipit, si dhe veteranë që kanë shkruar historinë e këtij kampionati, duke udhëhequr skuadrat e tyre në dekadat e fundit, janë duke përgatitur “valixhet”.

I pari emër me peshë që duket i destinuar është ai i sulmuesit të Liverpool, Luis Suarez. Golashënuesi më i mirë i këtij sezoni të kampionatit anglez, me 22 gola, është një prej futbollistëve më të preferuar prej Guardiolës dhe me shumë gjasa, uruguajanasi do të kalojë në radhët e Bajernit në sezonin e ardhshëm.

Një tjetër yll i destinuar për t’u larguar nga Premier League duket se është argjentinasi Aguero, që pas ndarjes nga e dashura Giannina, kërkon të lërë Manchester Cityn, për t’u rikthyer në shtëpinë e tij, në Madrid, pranë djalit Benjamin.

Për ish-futbollistin e Atleticos, Reali është në pritje të zhvillimeve të reja, ndërsa po përgatit një ofertë, në të cilën mund të përfshihet edhe dërgimi në Mançester i Benzemasë apo Higuain.

Dy legjenda të Chelsea, Terry dhe Lampard, gjithashtu do të largohen. Për të parin ka një ofertë të rëndësishme nga Fenerbahçe, por në axhendë mbetet edhe Katari apo Emiratet e Bashkuara.

Lampard, me kontratën në skandencë, po negocion me Interin, Monakonë dhe disa klube të vendeve arabe njëkohësisht.

Scholes, këtë herë pritet të tërhiqet përfundimisht pas rikthimit të përkohshëm në janar 2012 dhe do të punojë në ekipet e moshave, por për Rio Ferdinand, mund të ketë një përvojë të fundit jashtë ishullit.

Gjithashtu, drejt largimit mund të jenë edhe Dzeko e Tevez, me të parin që përflitet pista e Borussias së Dortmundit dhe të argjentinasin, në dukje drejt Paris SG.

Merkato në largim edhe tek trajnerët, me Roberto Di Matteon, ish-trajnerin e Chelsea, të shkarkuar edhe pse fitoi Champions League në sezonin e fundit, drejt stolit të Schalke 04.

Top Channel