“Neymar është si Justin Bieber”

26/03/2013 00:00

Joey Burton, mesfushori i Olimpikut të Marsejës, njihet për bëmat e tij më shumë jashtë fushe sesa brenda saj. Futbollisti anglez është tallur kësaj radhe me Neymar, talentin e futbollit brazilian.

Burton shkroi në Twitter: “Neymar është Justin Bieber i futbollit. Shkëlqen në Youtube, por është jashtëqitje maceje në realitet.”

Edhe më parë Burton kishte shkruar në rrjetin social për lojtarin e ri brazilian duke e përkufizuar si të “mbivlerësuar” pas miqësores Angli-Brazil. Si kundërpërgjigje, Neymar kishte pyetur me ironi: “Kush është Joey Burton?”

Pas kritikave që ka marrë nga shumë tifozë brazilianë në Twitter, Burton ka menduar edhe për ta duke i ngacmuar: “Maradona është shumë më i mirë se Pele.” Një tjetër frazë interesante drejtuar brazilianëve është kjo: “Tani, ju brazilianët luani po aq shëmtuar sa ne anglezët.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA