Miqësore, Brazili nuk ia del as me Rusinë

26/03/2013 05:00

Pas barazimit 2-2 kundër Italisë në Gjenevë, dhe me një performancë sigurisht jo në nivelin e emrit të Brazilit, “Selecao” barazon edhe në ndeshjen e dytë miqësore të luajtur këto ditë.

Në të ftohtin polar të Londrës, skuadra e Felipe Scolari-t, kundër Rusisë së Fabio Capello-s, gjendet në disavantazh në minutën e 72-të, pas golit të Fayzulin.

Barazimi i Brazilit vjen në minutën e fundit të kohës së rregullt, pikërisht pas golit të Fred, i cili shënoi edhe kundër “axurrëve” të Prandelli-t.

Pas “gafave” në mbrojtje në Gjenevë, kombëtare “verdhëjeshile” rigjen Thiago Silva-n, dhe ndryshimi vihet re menjëherë. Megjithatë nuk mjafton ish-milanisti për të evituar avantazhin rus, kur kishte mbetur pak më shumë se 15 minuta nga fundi.

Eksperimente të shumta, disa prej të cilave dukeshin të tepruara, si për shembull aktivizimi i Kakà nga minuta e parë, një performancë pothuajse e padukshme në “Stamford Bridge”. Tjetër histori për Neymar, një vazhdimësi veprimesh klasi, të bukur për t’u parë, edhe pse jo shumë efikase për qëllimin përfundimtar.

Një talent i mbinatyrshëm, jo në kërkim të dikujt të zhdukur, por në kërkim të kolegëve që stononin më pak, sepse edhe Fred nuk jep garanci të forta për famën e futbollit brazilian.

Brazili vazhdon të mos fitojë në ndeshjet përgatitore përpara Botërorit 2014, që do të zhvillohet pikërisht në vendin e “Samba”-s, ndërsa Rusia shtyn më tej pamposhtmërinë nën drejtimin e Capello-s, me 8 ndeshje radhazi pa njohur humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA