Barcelona, rikthehet Tito Vilanova

26/03/2013 00:00

Tito Vilanova është rikthyer në Barcelonë. Trajneri i klubit katalanas zbriti në orën 09:00 të ditës së martë në aeroportin El Prat.

Vilanova ndodhej në Nju Jork gjatë dy muajve të fundit, ku është kuruar nga sëmundja që e ka prekur. Në aeroport është pritur nga Jordi Roura dhe Aureli Altimira, dy ndihmësit e tij.

Nuk dihet ende kur do të rinisë punën pasardhësi i Pep Guardiolës dhe gjithashtu nuk dihet nëse do të jetë në stol ditën e shtunë, në ndeshjen Celta Vigo-Barcelona.

Top Channel