F1, Vettel i kërkon falje Webber-it

25/03/2013 00:00

Sebastian Vettel, fituesi i garës së Malajzisë, i kërkoi falje shokut të tij të skuadrës, Mark Webber, për parakalimin që i bëri gjatë garës.

“Duhet të kisha qëndruar në vend të dytë. Nuk injorova urdhrin e skuderisë me qëllim, por bëra një gabim. Më vjen shumë keq dhe dua t’i kërkoj falje Webber-it për atë që ndodhi”, theksoi tre herë kampioni i botës në Formula 1.

Piloti gjerman zhvilloi një duel shumë të ashpër me shokun australian të skuderisë në një kohë që drejtuesit e Red Bull-it kishin dhënë urdhra të qarta për të mos rrezikuar dhe për të mbyllur garën në pozicionet ku ndodheshin.

“Ndihesha shumë i shpejtë në fund të garës dhe bëra një gabim. E di që Webber është mërzitur e për këtë arsye i kërkoj falje”, shtoi Vettel, i cili tashmë është ngjitur në krye të klasifikimit të pilotëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA