“Star Trek”, një aksion-thriller eksploziv

23/03/2013 00:00

Në verën e këtij viti, regjisori J.J. Abrams do të na dhurojë një “Star
Trek” ndryshe. Episodi i radhës i sagës së famshme këtë herë do të jetë
një thriller i shoqëruar me aksion eksploziv.

Kur anija kozmike thirret në shtëpi, ekuipazhi zbulon një forcë të tmerrshme dhe të pandalshme brenda vetë organizatës, që ka bërë që anëtarët e flotës të shpërthejnë, duke e lënë botën tonë në një gjendje krize.

I nxitur nga një konflikt personal, Kapiteni Kirk do të kryejë një gjueti njeriu në një botë lufte për të kapur një armë të vërtetë njerëzore të shkatërrimit në masë.

Teksa heronjtë tanë do të përfshihen në një betejë epike shahu mes jetës dhe vdekjes, dashuria do të vihet në provë, miqësitë po ashtu dhe sakrificat do të bëhen për të vetmen familje që Kirk ka pasur në jetën e tij: ekuipazhin e tij.

Për më shumë duhet të presim sezonin e verës, kur dhe do të shfaqet në ekranin e madh “Star Trek: Into Darkness”.

Top Channel