F1, Vettel zapton Sepangun

23/03/2013 00:00

Sebasatian Fetel do të niset i pari në garën e nesërme në Malajzi pasi fitoi pole position-in e dytë radhazi në këtë sezon.

Edhe pse nuk dukej në një nga ditët e tij më të mira për kampionin e botës, në momentin e duhur gjermani i Red Bull-it, duke përfituar edhe nga kushtet klimaterike jo të qëndrueshme, arriti të regjistrojë një kohë shumë të shpejtë.

Pas tij gjendet piloti i Ferrarit Felipe Masa i cili ashtu si në provat zyrtare në Australi la pas Fernando Alonson me një kohë më të shpejtë. Përkrah spanjollit në linjën e dytë të nisjes gjendet Luis Hamilton me Mercedes, duke konfirmuar një dyshe të rrezikshme për startin e nesërm.

Fituesi i garës së parë Kimi Raikonen sërish do të fillojë këtë garë nga prapavija, pasi ka regjistruar vetëm kohën e shtatë më të shpejtë. Ai është penalizuar edhe me 3 pozicione pasi ka penguar Rosberg gjatë xhiros së shpejtë, duke e filluar garën e nesërme i 10-ti.

Gjithcka mbetet për t’u parë në Malajzi, sepse pavarësisht renditjes në këto prova zyrtare, të cilat në minisesionin e tretë u kushtëzuan nga shiu, gara është një tjetër gjë dhe askush nuk është në atë nivel sa për të dominuar.

Shenja dhe indicje për një garë spektakolare, e cila në cdo moment kërcënohet nga ndryshimet e shpeshta klimaterike.

Cmimi i Madh i Malajzisë do të trasmetohet drejtpërdrejtë nesër në orën 9 në cilësinë më të lartë të figurës HD vetëm në Top Channel .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA