Vlorë, impianti i shkatërruar

22/03/2013 01:00

Një investim 8 milionë dollarë, për ndërtimin e një impianti të pastrimit të ujërave të zeza të qytetit të Vlorës, rezulton i dështuar tërësisht.

Impinati i ndërtuar pranë qytetit nuk funksionon dhe ka dëmtime serioze e njësia qëndrore është dëmtuar gjithashtu. Keqmenaxhimi apo ndërtimi me defekt, ende nuk dihet se kush është shkaktar i kësaj gjendje.

Ky impiant do shpëtonte gjirin e Vlorës nga ndotja e ujërave të zeza. Pompat janë jashtë funksioni, pajisjet po ndryshken, ndërsa pompat nuk funksionojnë më. Impianti është nën administrimin e Ujësjellës-Kanalizimeve të Bashkisë së Vlorës.

Drejtuesja e kësaj ndërmarrjeje shpjegon arsyet e degradimit.

Deri në gjetjen e një zgjidhjeje, impianti vazhdon të jetë i braktisur tërësisht. Ne ishim pranë impiantit, nuk ndodhej askush për ta mirëmbajtur apo ruajtur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA