Rinovime për Zanetti, Ambrosini e Abbiati?

22/03/2013 10:05

Ndërsa në muajin mars, shumica e klubeve europiane kanë nisur të bëjnë planet e merkatos për sezonin e ardhshëm, dy gjigantët e Milanos kanë vendosur që ta nisin nga veteranët e tyre.

Interi, ndonëse ka shpallur qëllimin për të rinovuar skuadrën, i ka vendosur mbi tavolinë kapitenit Zanetti propozimin për të zgjatur kontratën edhe me një vit më shumë.

40-vjeçar në muajin gusht, kapiteni ka qenë titullar pothuajse në çdo ndeshje të këtij sezoni dhe vendimin e vetëm për të ardhmen duhet ta marrë ai vetë.

Milani, i cili në këtë sezon ka afruar disa futbollistë të rinj, gjithashtu pritet të rinovojë pas Pashkëve me kapitenin e tij, 36-vjeçarin Ambrosini dhe dy veteranë të tjerë, portierin Abbiati e qendërmbrojtësin Bonera.

Secili prej të treve, sipas “La Gazzetta dello Sport” gjykohet ende në gjendje që të ofrojë një vlerë të shtuar për skuadrën e Allegrit.

Top Channel