Një prej mashtruesve më të mëdhenj në historinë e sportit të të gjitha kohërave, Lance Armstrong, vazhdon të ketë mbështetjen e mikut të tij aktor, Matthew McConaughey.
Në një intevistë për revistën “Details”, 43-vjeçari pranoi se mbeti i befasuar nga mësimi i skandalit të dopingut, por theksoi se kjo nuk e ka bërë të ndërrojë mendim për personalitetin e Armstrong dhe as të humbë respektin që ka për të.
”Ai tha një gënjeshtër, por kjo nuk e bën mashtrues. Kur lajmi u bë publik, e mora pak personale, por pastaj e pashë që nuk kishte asnjë arsye. Mendova: “Ai bir k….”, si ia hodhi të gjithë botës? Megjithatë, tani jam i lumtur për Armstrong, pasi të paktën nuk ka më atë konfliktin e brendshëm që e mundonte prej kohësh”.
Top Channel