Peniani: Do godasim bazat USA në Guam e Japoni

21/03/2013 00:00

Koreja e Veriut i është rikthyer kërcënimeve, duke paralajmëruar këtë
radhë se do të godase bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni në
përgjigje të pjesëmarrjes së avionëve bombardues amerikanë B-52 në
manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe kalimit te tyre
mbi gadishullin korean.

Avionet ne fjale jane nisur ne fluturimin nga Guami e kane marre pjese edhe me pare ne stervitje te ngjashme. Por kete muaj, Pentagoni si rralle ndonjehere i njoftoi publikisht misionet e tyre, per te rikonfimuar “ombrellen berthamore” te Shteteve te Bashkuara per Korene e Jugut dhe Japonine ne nje kohe shqetesimesh te larta nga kercenimet atomike te vendit komunist.

Mediat koreano-jugore publikuan gjithashtu foto te nje nendeteseje berthamore amerikane gjate nje ndalese ne nje baze detare te vendit. Si per te perforcuar paralajmerimet e bera, një zëdhënës i komandës së ushtrisë së Koresë së Veriut deklaroi se nje bazë e forcave ajrore në Guam dhe bazat e marinës Japoni janë të gjitha në rrezen e veprimit të armeve te Penianit.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dy misione trajnimi mbi Korenë e Jugut muajin e fundit me B-52 Stratofortress, duke ngjallur një përgjigje të ashpër nga Veriu qe kercenon me reagim te ashper ushtarak nëse fluturimet vazhdojnë. Peniani  ka paralajmeruar kohet e fundit edhe me sulme paraprake bërthamore” ndaj Shteteve të Bashkuara, por ekspertët mendojne se nuk e ka një aftësi të tillë. me te shqetesuar jane aleatet e ëashingtonit ne rajon, te cilat mund te knsiderohen vertet objektiva te arritshem nga pen-jani.  

Top Channel