Kosova në dorë të Blatter

21/03/2013 00:00

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s la në dorë të presidentit Sepp Blater zgjidhjen e problemit për ndeshjet e Kosovës.

Në takimin dy-ditor të zhvilluar ditën e enjte në Zyrih, ky Komitet nuk ka dalë me asnjë vendim përsa i përket ndeshjeve miqësore që mund të zhvillojë kombëtarja e futbollit të Kosovës, praktikisht duke lënë në fuqi vendimin e marrë në takimin e dhjetorit të kaluar në Tokio.

Sipas vendimeve të Tokios, Kosova U21 mund të zhvillojë ndeshje miqësore, ndërsa skuadra A duhet që më parë të marrë lejen e Serbisë.

Pikërisht ky kushtëzim u kritikua ashpër në Prishtinë dhe u kërkua ndryshimi i tij. Por Komiteti Ekzekutiv është menjanuar nga kjo cështje duke i kaluar gjithcka në dorë të Blater për të negociuar një zgjidhje të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Top Channel