 Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese
																		
					
					
					
						Nga droga, te tentativa për t’i dhënë fund jetës, djali i legjendës së Milanit, tregon histori shokuese						 
								
			Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s la në dorë të presidentit Sepp Blater zgjidhjen e problemit për ndeshjet e Kosovës.
Në takimin dy-ditor të zhvilluar ditën e enjte në Zyrih, ky Komitet nuk ka dalë me asnjë vendim përsa i përket ndeshjeve miqësore që mund të zhvillojë kombëtarja e futbollit të Kosovës, praktikisht duke lënë në fuqi vendimin e marrë në takimin e dhjetorit të kaluar në Tokio.
Sipas vendimeve të Tokios, Kosova U21 mund të zhvillojë ndeshje miqësore, ndërsa skuadra A duhet që më parë të marrë lejen e Serbisë.
Pikërisht ky kushtëzim u kritikua ashpër në Prishtinë dhe u kërkua ndryshimi i tij. Por Komiteti Ekzekutiv është menjanuar nga kjo cështje duke i kaluar gjithcka në dorë të Blater për të negociuar një zgjidhje të pranueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Top Channel