Parrullat fyese, Disiplina gjobit Tiranën

20/03/2013 00:00

Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit dënoi me 300 mijë lekë gjobë skuadrën e Tiranës për shkelje të nenit 66 pika 1 dhe 2 të Kodit të Disiplinës Sportive.

Gjoba u vendos për shkak të parrullave të shpalosura në stadium dhe thirrjeve fyese të tifozëve të Tiranës në ndeshjen e javës që kaloi.

Një tjetër penalizim në mbledhjen e së mërkurës së këtij komisioni u penalizua me 500 mijë lekë gjobë zv.trajneri i skuadrës së Shkumbinit, Klodian Dervishi për ofendim të gjyqtarëve dhe ekipit kundërshtar.  Vec kësaj, Dervishi u dënua edhe me 8 javë pezullim nga ndeshjet e Superligës.

Masa disiplinore u ndërmorën edhe ndaj skuadrave që luajnë në kategoritë inferiore si Turbina, Përmeti dhe Këlcyra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA