Italia, kombëtarja më patriotike

20/03/2013 19:25

Karim Benzema dhe Ryan Giggs janë bërë protagonistë të faqeve të para të gazetave në vendet e tyre, duke refuzuar që të këndonin himnin kombetar ne te shkuaren.

I pari, me origjinë algjeriane, nuk e këndon asnjëherë himnin francez, por justifikohet duke thënë se nuk ka kënduar asnjëherë në jetën e tij. Ndërsa i dyti, uellsian, bojkotoi himnin britanik gjatë Lojrave Olimpike të 2012-s.

Megjithatë, studimi i realizuar nga “Wall Street Journal” është i pari që analizon patriotizmin e përfaqësueseve, duke analizuar mënyrën se si futbollistët kënduan melodinë e himnit në Euro 2012.

Italia, Greqia, Anglia dhe Polonia, një vend organizator, ishin të vetmet kombëtare që në të gjitha ndeshjet që zhvilluan, të gjithë futbollistët kënduan himnin.

Nga ana tjetër, Gjermania dhe Rusia, renditen në vendin e fundit të kësaj liste.

Analiza u bë duke vlerësuar se sa prej futbollistëve këndonin himnin përpara secilës ndeshje të zhvilluar nga kombëtaret e tyre në Euro 2012 dhe përfundimet ishin këto:

Renditja
1. Itali              100% (e futbollistëve kënduan himnin kombëtar)
1. Angli             100%
1. Greqi            100%
1. Poloni           100%
5. Danimarkë    90,9%
6. Çekia           90,0%
7. Portugali       86,4%
7. Kroaci           86,4%
9. Francë          77,3%
9. Suedi            77,3%
11. Holandë      72,7%
11. Irlandë        72,7%
11. Ukrainë       72,7%
15. Gjermani     68,2%
16. Rusi           63,6%

Top Channel