Tepelenë, shkatërrohen rrugët rurale

19/03/2013 00:00

28 fshatra të komunave Luftinjë dhe Buz në Tepelenë prej dy muajsh nuk
komunikojnë me aksin nacional dhe qytetet. Rreth 8000 banorë të kësaj
zone gjenden plotësisht të bllokuar pas shkatërrimit të rrugës rurale me
gjatë 18 km prej rrëshqitjeve dhe shembjeve.

Shumë mjete kanë ngelur të izoluara përgjatë aksit ndërsa të tjerë banorë janë përpjekur t’ja dalin duke hedhur vetë në rrugë gurë apo dhe.

Banorët udhëtojnë me km të tëra në këmbë për të përfituar shërbime shëndetsore nga ana tjetër mësimi në 8 shkolla të këtyre komunave mes të cilave dhe një shkollë e mesme me 250 nxënës pothuajse është  pezulluar. Koha për mësim është e pamjaftueshme pasi mësuesit  detyrohen të përshkojnë me këmbë kilometra të tëra për të mbërritur në shkolla.

Banorët thonë se që prej fillimit të degradimit të aksit nuk është marrë asnjë masë dhe askush nuk I është përgjigjur shqetësimit të tyre për të dalë nga emergjenca. Drejtorja e Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale në Tepelenë Luljeta Caka tha se kjo ndërmarrje nuk disponon asnjë mjet fizik apo financiar për të përballuar situatën. Sipas saj rruga kërkon investim kapital dhe situata nuk mund të zgjidhet me shërbime mirëmbajtjeje.
 

Top Channel