Nicole Scherzinger është një nga ata njerëz të rrallë që duket se nuk e ndien peshën e viteve që kalojnë.
Megjithatë, forma e mrekullueshme fizike e 34-vjeçares nuk i detyrohet as gjeneve dhe as “metabolizmit natyror”, për të cilin krenohen shumë personazhe të tjerë të famshëm.
Ish-këngëtarja e “Pussycat Dolls”, në një intervistë për një revistë rozë, pranoi se kalon shumë kohë në palestër dhe në ushtrime të vështira, për të arritur atë tonifikim perfekt.
”E marr stërvitjen shumë seriozisht. Shpenzoj orë të të tëra nga java ime me ushtrime për të ruajtur formën që kam. Kryesisht punoj në palestër, por dy herë në javë dal për vrap”, deklaroi partnerja e Lewis Hemilton, pilotit te Mercedes ne Formulen 1.
”Njëkohësisht, më pëlqen të kërcej. Bëj aerobi dhe kërcimin e vendos në funksion të stërvitjes”.
Top Channel