Mourinho kundër FIFA-s

19/03/2013 21:00

Jose Mourinho, në një intervistë për televizionin portugez RTP, ka akuzuar FIFA-n se i ka dhënë në mënyrë të pamerituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit spanjollit Vicente Del Bosque.

Sipas teknikut të Real Madrid, Topi i Artë për trajnerë duhej t’i jepej atij sepse është bërë një gabim me votat dhe FIFA nuk ka ndërhyrë për ta ndrequr këtë gabim edhe pse ishte në dijeni.

Mourinho, i cili doli i dyti në këtë votim, theksoi: “FIFA ishte në dijeni të disa parregullsive në votime, por nuk bëri asgjë. Mungoi krejtësisht transparenca. Disa miq të mi më kanë telefonuar për të më thënë që më kishin votuar, por vota e tyre kishte shkuar çuditërisht për Del Bosque. Ndoshta Del Bosque ka miq më të rëndësishëm se unë.”

Top Channel