Migjen Basha vishet kuqezi

19/03/2013 00:00

FIFA i dha dritën jeshile Migjen Bashës për të veshur fanelën e
kombëtares kuqezi, gjë të cilën mund të bëjë që nga ndeshja e radhës, ajo
mes Norvegjisë dhe Shqipërisë në Oslo e vlefshme për eliminatorët e
Kupës së Botës Brazil 2014.

Miratimi i FIFA-s mbërriti pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit dhe vetë futbollistit Basha, që aktualisht luan në Serinë A për skuadrën e Torinos.

Vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s mundëson grumbullimin e tij që këtë të premte, një mundësi më shumë taktike në mesfushë për trajnerin e kombëtares, Giani De Biasi.

Migjen Basha ka lindur në Zvicër më 9 qershor 1987 nga dy prindër shqiptarë nga Suhareka e Kosovës. Karrierën e tij në futbollin profesionist e nisi me Luisanën në vitin 2004-2005. Në 2006 kaloi tek Lucchese. Një vit më vonë tek Viareggio, më pas në 2008 deri në 2010 tek Rimini dhe Frosinone. 2010-2012 kaloi tek Atalanta, skuadër që e huazoi tek Torino. Po në të njëjtin vit, skuadra torineze blen kartonin e tij.

Sa i përket ndeshjeve me kombëtare Basha ka luajtur në ekipet e moshave për Zvicrën, shtatë ndeshje me U19 dhe një ndeshje me U21.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA