Ibra: Beckham duket si 25 vjeç

19/03/2013 21:50

Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar për ‘The Sun’ se veterani David Beckham luan në fushë sikur të jetë 25 vjeç.

“Kur luan mesfushor duhet energji e madhe dhe Beckham luan 90 minuta duke vrapuar dhe duke u përplasur me kundërshtarët. Duket sikur është 25 vjeç. Për të mos folur pastaj për pasimet milimetrike që jep”, theksoi sulmuesi suedez për shokun e tij të skuadrës që ka mbushur 38 vjeç.

“Mendoj se ata që thonin se Beckham i kishte kaluar vitet më të mira të karrierës së tij, tani e kanë mbyllur gojën”, shtoi ish-lojtari i Juventus, Inter, Barcelona dhe Milan.

Ibrahimovic theksoi gjithashtu se mesfushori anglez do të jetë shumë i rëndësishëm për Paris Saint Germain në Ligën e Kampioneve, ku skuadra franceze do të përballet në çerekfinale me Barcelonën: “Ka shumë eksperiencë në ndeshjet e mëdha europiane.”

Top Channel