Veshja e vajzave të “Big-Brother”

18/03/2013 18:00

Një element që ka tërhequr vëmendjen në çdo edicion të “Big Brother” është veshja e femrave.

Të mbyllura për një kohë të caktuar në shtëpi, banoret e çdo viti kanë treguar stilin e tyre përsa i përket pamjes së jashtme.

Në sezonin  e parë, të “reality-show” më të suksesshëm në Shqipëri, të gjithë mbajnë mend shqiponjën e Najadës.

Por, Noçja mund të konsiderohet si një nga femrat me stil veshjeje tejet të veçantë. Fama që ajo mori bëri që t’i kushtojë edhe më shumë rëndësi pamjes së jashtme.

Adelajda Xhamani u fut ne “Big Brother” me idenë për të thyer tabu. Vajza që vinte nga Kavaja nuk shkëlqente për sa i përket lukut, por duket se ylli i shndriti pas daljes nga “Big”-u.

Ajo menjëherë fitoi vëmendjen e mediave dhe më vonë u bë edhe gazetare. Ndërkohë lidhja me Bjordin, i cili kishte mjaft shije në të veshur e ndihmoi jo pak Adelajden të përmirësonte pamjen e jashtme.

Ajo mund te jetë një nga femrat më me sharm në të gjitha sezonet e “Big Brother”, po ashtu veshjet e saj janë ndër më të pëlqyerat.

Mimoza, e cila ishte pjesë e sezonit të dytë në “reality-show” vazhdon të mbetet një vajzë që vishet me shumë shije.

Bertina Mehmeti, në “Big Brother” 3 ishte një nga vajzat që i kushtonte shumë rëndësi veshjes. Kaçurrelsja nga Delvina nuk e la veten pas dore edhe kur përfundoi aventura në shtëpinë e “Big Brother”.

Ermela Mezuraj është femra e parë e cila ka fituar “Big Brother”-in dhe një nga personat që lukun e saj e kuroi më shumë pasi fitoi 100 milion lekët.

Në sezonin e katërt një tjetër banore e cila kishte mjaft shije në veshje ishte Mirjeta. Pas përfundimit të spektaklit, ajo u përmend jo vetëm për veshjet, por edhe për zhveshjet e saj.

Ndërkohë, në sezonin e pestë ishte Françeska ajo që mori më shumë vëmendjen përsa i përket pamjes së jashtme. Vajza nga Vlora më vonë u bë pjesë edhe e sfilatave për veshjet.

Banoret e “Big Brother 6” shkëlqejnë çdo ditë me stilet e tyre të të veshurit.
Elona, e cila falë eksperiencës si stiliste dhe bashkëpunimit me shtëpi të njohura mode në Paris, i jep një rëndësi shumë të madhe pamjes së jashtme.

Elena, e cila më shumë është komentuar për zhveshjen, shfaq shijet e një modeleje në kurimin që i bën imazhit të saj. Fiksimi që ajo ka për t’u parë në pasqyrë tregon se sa e vlerëson këtë pikë.

Për t’u veshur bukur nuk ka rëndësi profesioni e këtë e tregojnë çdo ditë farmaciste Joana, ekonomiste Olta apo infermiere Eldora.

Pas operacionit të gjoksit, pritet me interes si do ndryshojë stili i veshjes së Jonildës, e cila deri tani nuk është shquar për ndonjë shije të vecantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA