Tirana shkarkon Taganin

18/03/2013 00:00

Humbja turpëruese 3-6 ndaj Flamurtari këtë fundjavë në Selman Stermasi i ka kushtuar postin administratorit të skuadrës bardheblu, Salih Tagani.

Bordi Drejtues i Tiranës u thërrit në një mbledhje të jashtëzakonshme në përfundim të të cilës Tagani u zëvendësua nga Krenar Alimehmeti. Ky i fundit do të jetë administrator i deleguar i klubit.

Tagani u emërua në këtë post nga Këshilli Mbikqyrës i Bashkisë së Tiranës pas marrjes së postit të kryetarit të Bashkisë nga Lulzim Basha. Ai zëvendësoi ish-administratorin deri në atë kohë, Rauf Dimraj.

Kjo ishte e vetmja masë e drejtuesve bardheblu pas humbjes ndaj Flamurtarit, dhe ai që i ka shpëtuar paq kësaj ka qenë trajneri Nevil Dede.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta