Në pritje të Norvegji-Shqipëri

18/03/2013 00:00

Në konferencën e parë për shtyp përpara Norvegjisë, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biazi, ka shpejguar rëndësinë e ndeshjet së parë që do të kemi përballë përfaqësues skandineve në këto eliminatore të Brazil 2014, ditën e premte.

“Ne kete ndeshje kemi shansin per te luajtur nje 90 minutsh shume te rendesishem per sezonin tone ne keto eliminatore. Kundershtaret tane jane nje skuader fizike qe te lejon shume pak. Për këtë arsye mendoj se duhet përballuar ne nje menyrë të caktuar dhe pikërisht për këtë arsye kam zgjedhur këto lojtarë. Kemi fituar dy ndeshje dhe kemi fituar dy. Ato te humburat ju e keni pare vetë si janë humbur. Në total kemi shënuar 5 gola dhe kemi pësuar po aq gje që tregon një lloj ekuilibri. Skuadrat lindin në bazë të një ekuilibri”, komentoi De Biasi.

Ndërkohë, në javën e shkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur edhe kërkesa e ish-lojtarit tonë të U-19, Elvis Kabashit, i cili aktivizohet me të rinjtë e Juventusit , për të mos e grumbulluar më për kuqezinjtë.

“Vetem koha mund ta thotë. Brahimi dhe Kabashi janë lojtarë të rinj dhe ende nuk kanë treguar vlera të mëdha për të luajtur me ekipin e parë. Deri në këto momente janë aktivizuar në U-21 apo U-19 dhe janë paraqitur mirë. Unë Kabashin e kisha në konsideratë dhe po e vëzhgoja për ta grumbulluar, por kur kërkon të djegësh etapat, ne fund mund të digjesh fare”.

Kombëtarja do të grumbullohet sot pasdite në Durrës, ku do zhvillojë edhe seancat stërvitore për ndeshjen e 22 marsit ndaj Norvegjisë.

Sipas programit, ekipi do zhvillojë dy ditë stërvitje në Durrës dhe të enjten do udhëtojë drejt Norvegjisë, ku është programuar edhe një seancë e shkurtër në orarin e zhvillimit të ndeshjes. Takimi do të luhet ditën e premte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA