Ashton Kutcher prezantoi në fund të muajit janar filmin “Jobs” në festivalin Sundance, film ku aktori interpreton themeluesin e Apple, Steve Jobs.

Filmi duhej të shfaqej në kinematë e SHBA-së më 19 prill, por fansat e Apple dhe ata të Kutcher duhet të presin përtej kësaj date.

Në fundjavë u lajmërua se premiera e këtij filmi është shtyrë në një datë të pacaktuar. Shpjegimi zyrtar është se nuk ka kohë të mjaftueshme për promovimin e filmit, por në fakt duket se filmi nuk bind.

Shtëpia prodhuese ‘Open Road’ është frenuar paksa nga kritikët që e kanë parë këtë prodhim dhe që nuk kanë dhënë mendime të kënaqshme për të. Gjithashtu bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, ka deklaruar se është një “film i gabuar”.

“Nuk kemi pasur ndonjëherë ato diskutime që paraqiten në film dhe idea se kompjuteri do të ndikonte shoqërinë e së ardhmes më erdhi mua dhe jo Jobs-it”, deklaron Wozniak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA