F1, Alonso: E nisëm me këmbë të mbarë

18/03/2013 11:30

Fernando Alonso u shpreh i kënaqur pasi përfundoi i dyti garën e parë sezonale të Formulës 1, pas Kimi Raikkonen me Lotus dhe duke lënë pas Sebastian Vettel me Red Bull.

“Ishte një garë shumë e mirë, një mënyrë shumë e mirë për të nisur kampionatin”, theksoi spanjolli i Ferrarit.

“Ishte një fundjavë e ndërlikuar për kushtet atmosferike dhe mendoj se u treguam solidë dhe të qetë për ta përballuar më së miri. Fitorja do të ishte qershia mbi tortë”, shtoi Alonso.

Ferraristi nuk e fshehu kënaqësinë e fillimit të mirë të sezonit, gjë që nuk i kishte ndodhur në dy vitet e fundit: “Dola i dyti në garën e parë dhe jam personi i dytë më i lumtur pas Raikkonen. Duket se kemi një makinë më të mirë se herët e tjera, por këtë gjë duhet ta konfirmojmë në garën e ardhshme në Malajzi.”

Top Channel