Seria A, Juve +12 pikë nga Napoli

17/03/2013 00:00

Juventusi ka vuajtur, por në fund ka arritur të marrë 3 pikë pasi mundi 2-0 Bolonjën, fitore kjo që e çon përkohësisht në 12 pikë diferencën mes tyre dhe Napolit të vendit të dytë.

Golat për bardhezinjtë e Antonio Contes u shënuan në pjesën e dytë nga Mirko Vucinic dhe Claudio Marchisio. Një gol i malazezit me asist të mesfushorit dhe një gol i mesfushorit me asist të sulmuesit malazez.

Një dyshe mjaft e mirë kjo që e ngjit Juventusin në kuotën e 65 pikëve.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA