Tirana-Flamurtari luajnë “tenis”

16/03/2013 16:40

Tenis në ndeshjen e hapjes së javës së 19-të të Superligës. Në takimin e luajtur në Selman Stermasi mes Tiranës dhe Flamurtarit, u shënuan plot 9 gola, rezultat i paprecedentë nëse shfletojmë historikun ndër vite të futbollit profesionist shqiptar.

Bardheblutë kaluan të parët në avantazh me Morinën në minutën e 13. Nëntë minuta më vonë Muzaka barazoi gjithcka për vlonjatët. Në minutën e 35 Taku kaloi sërish në avantazh Tiranën, ndërsa Lika në minutën e 43 vulos 3-1 rezultatin e pjesës së parë.

“Përgjigja” e Flamurtari mbërrin në pjesën e dytë, Pepa shënon në minutën 51, ndërsa në të 69-ën Muzaka barazon rezultatin në 3-3. Pa përfunduar ende gëzimin e barazimit, vlonjatët shënojnë sërish, vetëm 60 sekonda më vonë, dhe sërish me Pëpën. Në minutën e 82 Lena thellon në 3-5, ndërsa Memelli vulos gjithcka në fund të takimit.

Ndërkohë, në takimin tjetër, Teuta mposhti minimalisht 1-0 Kastriotin, duke ruajtur vendin e dytë në klasifikim, ndërsa Flamurtari mbetet i treti.

Të dielën luhet takimet e tjera të kësaj jave, ku spikat Laçi-Vllaznia, ndërsa Skënderbeu do të udhëtojë në Peqin për t’u ndeshur me Shkumbinin vendas.

Top Channel