Formula 1, shiu pezullon provat zyrtare

16/03/2013 00:00

Kanë nisur me 30 minuta vonesë provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë për Formula 1, gara e parë e Botërorit të vitit 2013.

Shiu i dendur në cirkuitin e Albert Park në Melbërn ka detyruar drejtuesit e garës që të shtyjnë sesioni për motive sigurie, fillimisht me 10 minuta, më pas me 10 minuta të tjera, deri në pezullimin përfundimtar.

Në këtë mënyrë ka mbaruar edhe pritja e pilotëve, të strukur brenda box-eve, me makinat e pajisura për goma shiu.

Pilotët që janë kualifikuar për në sesionin e dytë të provave janë Rosberg, Alonso, Grosjean, Perez, Webber, Massa, Vettel, Button, Hamilton, Raikkonen, Di Resta, Hulkenberg, Rikardo, Botas, Sutil e Maldonado, ndërkohë që janë skualifikuar Gutierrez, Bianki, Shilton, Van Der Garde dhe Pik.

Sesioni i dytë dhe ai i tretë i provave, që do të vendosin se kush do ta nisë garën nga vendi i parë, do të zhvillohen në orën 01:00 pas mesnate me orën e Shqipërisë.

Top Channel