Shorti i Kupës së Shqipërisë

15/03/2013 00:00

Kukësi – Laçi dhe Skënderbeu – Bylis, këto janë 2 çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Ndeshjet e para të raundit gjysmëfinal do të luhen në datën 3 prill ndërsa ato të kthimit me 17 prill. Golashënuesit më të mirë në këtë garë, deri më tani, janë sulmuesi i Flamutarit Migen Memelli dhe ai i Skënderbeut Sebino Plaku me 6 gola të ndjekur nga Pero Pejiç që ka 4 gola.

Skuadra që do të ngrejë trofeun e Kupës do të përfaqësojë Shqipërinë në Kupat e Europës.

Top Channel