Këngëtari Micheal Buble dhe bashkëshortja e tij, modelja Luisana Lopilato konfirmuan në muajin janar se janë duke pritur një fëmijë.
Megjithatë, nga pushimet që janë duke kaluar aktualisht në Majemi, çifti zbuloi këtë të premte se në fakt, ata do të bëhen me djalë.
Aktualisht, Lopilato është në muajin e katërt të shtatzanisë dhe ka qenë në gjendje që të mësojë gjininë e fëmijës që po rrit brenda saj.
Buble dhe Lopilato, shetisin ne bregdetin e Majemit
Në fotografitë e pushineve të publikuara në disa revista rozë, këngëtari dukej tepër i përkujdesur për bashkëshorten, të cilën e ndihmoi të ngrihej në disa raste dhe të mbështetej gjatë ecjes.
Ndonëse në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së tij, Buble ishte në humor për batuta rreth emrit të fëmijës, për të cilin siguroi se nuk do të quhet Françesko i Parë, duke iu referuar shtetësisë argjentinase të Lopilatos.
Nga martesa e Buble me modelen argjentinase, Luisana Lopilato
”Nuk do të quhet as Frank, si Frank Sinatra”, shtoi me humor në një rrjet shoqëror Buble.
Luisana Lopilato, ne pozat e saj si modele
I njohur si një prej këngëtarëve më të suksesshëm në Amerikën e Veriut, gjithsesi Buble e ka parë famën të errësuar nga hiret e bashkëshortes, që falë linjave të mrekullueshme, është shndërruar në një prej modeleve më të lakmuara dhe paguara të veshjeve intime në botë.
Top Channel