“Habemus Papam Franciscum”, ka qenë “cicërima” e parë nga profili i Papës (@pontifex) në Twitter, që prej dorëheqjes së Benediktit XVI, muajin e kaluar.
Zgjedhja u prit me mijëra duartrokitje në katedralen e Buenos Airesit, vendlindja e Papës Françesku.
Kudo në Amerikën Latine, shtëpia e 40% të 1,2 miliardë katolikëve të botës, njerëzit reaguan me gëzim, por edhe të surprizuar.
“Është një dhuratë e madhe për të gjithë Amerikën Latine. Kemi pritur 20 shekuj, por ia ka vlejtur të presim”, tha Jose Antonio Cruz, një frat françeskan në kryeqytetin e Puerto Rikos, San Juan, i cituar nga Associated Press.
“Çdokush, nga Kanadaja e deri në Patagoni, ndihet tashmë i bekuar. Kjo është vërtet një ngjarje”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i dërgoi “urimet më të ngrohta” në emër të popullit amerikan Papës së sapozgjedhur, duke lavdëruar argjentinasin si “të parin Papë nga kontinentet amerikane”.
Presidentja e Argjentinës, Christina Fernandez de Kirchner, i uroi atij një “mision të frytshëm pastoral”.
Ai pritet të marrë pjesë në Meshën inauguruese të Papës, të martën, pasi zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, është gjithashtu katolik.
Kryeministri britanik, David Cameron, tha se kjo ishte një “ditë e rëndësishme për katolikët, ndërsa kryepeshkopi i Canterbury-t, Justin Welby, lider i Anglikanëve të botës, i ofroi atij “bekimin e tij”.
“Pres ta takoj Papën Françesku dhe të ecim e punojmë së bashku, për të vazhduar më tej trashëgiminë e qëndrueshme të paraardhësve tanë”, tha ai në një njoftim.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se sheh përpara për të bashkëpunuar me të, falë “lidershipit së mençur” të Papës Françesku.
Top Channel