Aktiviteti i Messit në Indi shndërrohet në një mashtrim, policia nis hetimet dhe arreston organizatorin
Kimi Raikkonen deklaroi të enjten, një ditë para fillimit të fundjavës së Cmimit të Madh të Australisë, garës së parë të Formulës 1 për vitin 2013, se nuk e sheh veten si favorit për fitoren e titullit kampion edhe pse vjet u paraqit shumë mirë me Lotusin e tij.
“E njoh më mirë skuderinë, por kjo nuk të sjell domosdoshmërisht rezultate më të mira. Do të jetë një sezon më i lehtë për mua në krahasim me vjet, por nuk premtoj rezultate më të mira, por premtoj vetëm se do të jap maksimumin”, u shpreh piloti finlandez.
Raikkonen shihet si një nga favoritët në luftën për titullin kampion, por kampioni i vitit 2007 deklaroi: “Nuk ka kuptim të flasësh për favoritë pa filluar sezoni. Pas 2-3 garash mund ta hapim këtë temë, por jo tani. Gjithashtu, kemi pasur disa probleme të vogla që na kanë marrë kohë gjatë testimeve.”
Gara e parë e sezonit të ri të Formulës 1 do të zhvillohet të dielën, në orën 07:00 me orën shqiptare.
Top Channel