Roura: Barcelona iu përgjigj kritikave

13/03/2013 00:00

Në javët e fundit ishin kritikuar shumë, por lojtarët e Barcelonës treguan edhe një herë tjetër se sa vlejnë me topin në këmbë.

Jordi Roura, zëvendëstrajneri i Barcelonës, deklaroi pas fitores 4-0 ndaj Milanit se katalanasit iu përgjigjën më së miri kritikave.

“Messi dhe lojtarët e tjerë janë kritikuar shumë, por sot reaguan duke mbyllur gojët e liga. Messi luan një futboll të veçantë dhe jemi të lumtur që do të vazhdojmë aventurën në Champions”, theksoi Roura.

Ndërsa Dani Alves, mbrojtësi i cili kishte deklaruar se Messin e kishte parë të rënë moralisht në ndeshjet e fundit, deklaroi pas ndeshjes: “Messi i tregoi të gjithëve se katër Topa të Artë nuk fitohen rastësisht.”

Top Channel