Miqtë nga armiqtë dallohen që 9-muajsh

13/03/2013 16:25

Dallimi midis miqve dhe personave të padëshiruar bëhen në një moshë shumë më të hershme nga sa është menduar më parë.

Ky ishte përfundimi i një studimi të Universitetit të Kolumbias Britanike, në Kanada.

Ndonëse studime të mëparshme kishin evidentuar se foshnjet preferojnë më shumë personat që sillen në mënyrë të përzemërt me ta, ky studim i ri është i pari që lidh sjelljet antisociale me krijimin e një refuzimi në një fazë kaq të hershme të jetës.

Në studim, foshnjet u detyruan të zgjedhin një ushqim të preferuar midis biskotave dhe perimeve.

Më pas, atyre u jepeshin dy kukulla, me secilën prej tyre që mbante në dorë një prej këtyre ushqimeve.

Duke vëzhguar sjelljen e foshnjeve, shfaqej qartë predispozita për të mbajtur afër dhe ndihmuar kukullën me të njëjtin ushqim të tyre të preferuar, ndërsa kukulla tjetër, në rastin më të mirë braktisej ose në rastin më të keq sulmohej duke u shtyrë e përplasur prej fëmijës, 9 muajsh e lart.

Në moshë më të hershme, studimi tregoi se foshnjat e kanë të vështirë të formojnë një sjellje të qartë diferencuese.

”Studimi ynë tregon se në moshën e nëntë muajve, foshnjet janë të zëna duke analizuar mjedisin që i rrethon, në përpjekje për të përcaktuar se cilët janë miqtë dhe armiqtë e tyre. Një prej mënyrave më të mira për të bërë këtë dallim bazohet mbi ngjashmëritë dhe ndryshimet e përceptuara”, deklaroi profesori Kilev Hamlin, i Departamentit të Psikologjisë në këtë universitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA