Një nënë amerikane është arrestuar pasi u publikua në internet një video ku ajo shihet duke i dhënë djalit të saj 22 muajsh hashash.
24-vjeçarja Rachelle L. Braaten shihet me kanabis në dorë duke ia drejtuar vogëlushit e duke i thënë “thithe”. Pasi e provon, djali kollitet dhe largohet me vrap, ndërsa në sfond dëgjohen të qeshurat e nënës.
Pasi panë videon, oficerët e policisë shkuan për kontroll në shtëpinë e Rachelle, në Uashington (SHBA) dhe aty gjetën marijuanë dhe një pistoletë. 24-vjeçarja është arrestuar së bashku me bashkëshortin e saj, Tyler J. Lee, për zotërim armësh dhe lëndësh narkotike.
Djali 22-muajsh dhe vëllai i tij 5-vjeçar i janë dorëzuar shërbimeve sociale. Edhe pse kanabisi është i ligjshëm në Uashington, nuk lejohet që t’ia japësh të miturve.
Top Channel