F1, Perez: Dua të jem protagonist me McLaren

13/03/2013 11:00

“Nëse je pilot i një skuderie si McLaren, të gjithë të njohin dhe ndjekin çdo gjë që bën.”

Këto janë fjalët e Sergio Perez, pilotit të ri meksikan, i cili do të ketë një detyrë të vështirë këtë sezon: të zëvendësojë Lewis Hamilton në skuderinë britanike.

“Ky sezon do të jetë kyç për karrierën time sepse unë nuk jam një pilot i afirmuar si Jenson Button. Nuk kam në kontratë asgjë të lidhur me objektivat, por kur je tek McLaren nuk mund të kënaqesh me një vit të mirë. Duhet një sezon i shkëlqyer dhe kjo nuk ka nevojë të përcaktohet në kontratë. Më duhet të paraqitem shkëlqyeshëm”, deklaroi Perez për ‘The Sun’.

Meksikani shtoi se nuk e ka problem presionin: “Kam besim tek vetja dhe mund ta përballoj presionin sepse e kam përballuar gjithmonë. Tek McLaren do të kem edhe më shumë presion, por jam përgatitur mirë për të mos zhgënjyer drejtuesit dhe tifozët.”

Top Channel