Stërvitja e rregullt largon rrezikun e sklerozës

12/03/2013 13:30

Stërvitja e rregullt nuk ndihmon vetëm zemrën dhe pamjen e jashtme, por edhe trurin. Kryerja e ushtrimeve fizike të paktën katër herë në javë rrit fuqinë e trurit duke larguar rrezikun e sklerozës në moshë të madhe.

Sipas shkencëtarëve, sporti, ecja në natyrë dhe palestra kanë një efekt mbrojtës edhe tek truri.

Në studimin 40-vjeçar të shkencëtarëve britanikë janë vëzhguar 9 mijë persona duke nisur nga mosha 11 vjeç. Pasi u pyetën për aktivitetin fizik, atyre iu bënë pyetje që vinin në provë kujtesën dhe vëmendjen.

U pa që personat që stërviteshin rregullisht i kaluan më mirë këto teste.

Dr. Alex Dregan u shpreh për ‘Daily Mail’: “Studimi tregon se çdo aktivitet fizik i bën mirë trurit. Normalja është një stërvitje 5 herë në javë prej 30 minutash, por edhe sikur një herë në javë të ushtrohesh, shihen përfitime në të ardhmen.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA