Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Të gjithë kanë ëndërruar qoftë njëherë në jetë për një shtëpi buzë detit, buzë liqenit apo buzë lumit, por serbi Milija Mandiç shkoi përtej…
Në vitin 1968, me ndihmën e miqve, Mandic hodhi “themelet” e shtëpizës së tij mbi një shkëmb të vogël në mes të rrjedhës së lumit Drina. Në përfundim të ndërtimeve, ku është përdorur kryesisht dru dhe pak metale, Mandic u transferua në banesën e tij që kishte ëndërruar.
Porta hyrëse në banesën e tij është një varkë e vogël, ndërsa për cdo të papritur të natyrës, në anë të shtëpisë qendron e varur një komardare shpëtimi.
Nga 1968 e deri më sot ai është detyruar të riparojë shtëpinë e tij plotë 6 herë dhe kjo për shkak të stuhive dhe përmbytjeve që kanë prekur zonën në gjithë këto vite.
Top Channel