Pagjumësia jo vetëm që të bën të ndihesh më i lodhur, por edhe të shëndosh.
Në këtë përfundim kanë dalë shkencëtarët amerikanë, sipas të cilëve ata që flenë mesatarisht vetëm 5 orë gjatë natës fitojnë rreth 1 kilogramë më shumë në javë se personat që bëjnë një gjumë normal (6-8 orë).
Kjo ndodh në radhë të parë sepse këta persona nuk mjaftohen vetëm me darkën, por hanë sërish edhe në orët e para të mëngjesit kur janë duke u marrë me kompjuterin.
U vu re që kur kishin një regjim normal gjumi, edhe konsumi i yndyrnave dhe kalorive ishte më i vogël tek të pagjumët.
Profesori Ken Wright, i Universitetit të Kolorados, deklaroi: “Nuk mendoj se një orë më shumë gjumë të dobëson, por mendoj se ndihmon në këtë aspekt. Nëse një njeri do të flerë më shumë gjumë, nuk do të hajë ushqimet plot me kalori që hahen për të shtyrë kohën. Nëse ti je zgjuar në dy të natës, normale që do hash ndonjë biskotë apo çokollatë.”
Top Channel