Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shqyrtuar Planin e Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ku përkundër vërejtjeve të shumta që kanë dhënë për institucionet e Kosovës, në fund e kanë miratuar me shumicë votash.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se më 1 mars, qeveria e Kosovës i ka dorëzuar Komisionit Evropian raportin përfundimtar me përmbushjen e të gjitha kritereve, ndërsa tani i mbetet Këshillit të Bashkimit Evropian që të marrë vendim për nisjen e negociatave në qershor të 2013-ës.

Ministrja ka kujtuar se në këtë kontekst, në tetor të vitit 2012, Komisioni Evropian ka publikuar Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Muajin e kaluar, presidenti i KE, Jose Manuel Barroso deklaroi se, nëse Kosova plotëson kriteret e kërkuara, në qershor të këtij viti do të bëhet i mundur nënshkrimi i MSA-së me këtë shtet. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA